Shoqatën “Ndihmoni Jetën” është një organizatë kombëtare jo-qeveritare, jo-fitim-prurëse, e cila ka një eksperiencë prej 18 vitesh në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në ofrimin e shërbimeve sociale në qendër ditore dhe komunitet për këtë kategori. Në përgjigje të nevojave të target grupit që ajo punon, në partneritet me Organizatën Save the Children, e cila është organizata kryesuese e pavarur për fëmijë në botë, që punon në 120 vende të botës për të mbrojtur jetën e fëmijëve dhe të drejtat e tyre, duke i ndihmuar ata të përmbushin potencialin e tyre, do të zbatojë projektin tre vjeçar (2016-2018), “Shërbime komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara”. Në kuadër të këtij projekti, do të ngrihen dy qendra ditore, një në qytetin e Durrësit dhe një në qytetin e Vlorës, të cilat do të ofrojnë shërbim me bazë komunitare të një cilësie të lartë nëpërmjet ekipeve multidisiplinar, duke mundësuar rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe në jetën e komunitetit.

Për të bërë të mundur realizimin e këtyre shërbimeve, do të ngrihen Qëndrat Komunitare në funksion të Projektit të sipërpërmendur. Godinat në qytetet reskeptive kanë nevojë të rehabilitohen për tju përafruar standarteve dhe kritereve të funksionimit të një Qendre Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Për këtë arsye, Shoqata “Ndihmoni Jetën” pret Oferta nga Operatorë Ekonomik, që do të marri përsipër të kryej rehabilitimin e 2 objekteve në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës në funksion të 2 Qëndrave Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Dokumentat e Ofertës mund ti gjeni në website www.helpthelife.org, si me poshtë vijon:

Ofertat do të dorëzohen në adresën e mëposhtme:

Shoqata Ndihmoni Jetën, Fshati Prush, Njësia Administrative Vaqarr, Tiranë.

Operatorët ekonomikë duhet të dorëzojnë ofertën e tyre të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “Ofertë për “Rehabilitim në funksion të dy qendrave komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara i dy godinave në qytetin e Vlorës dhe Durrësit”

“Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishën komisioni i vlerësimit të ofertës, dhe jo para datës 12 korrik, 2016, ora 16.00.

Ofertat e dorrëzuara pas afatit të sipërcituar nuk do të pranohen dhe do ti kthehen mbrapsht të pa hapura operatorëve ekonomike.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Kastrati
    Kastrati
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO