Perfundon me sukses  Konferencën Rajonale të vendeve të Ballkanit embajtur ne TIrane me5-6 Tetor me Temë: “Nga e kaluara në të tashmen - tranzicioni nga ofrimi i shërbimeve të centralizuara për aftësinë e kufizuar tek mekanizmat aktuale për zbatimin e shërbimeve për aftësinë e kufizuar” e organizuar nga Shoqata" Ndihmoni Jeten" ne bashkepunim me Shoqaten" HandiKOS" nga Kosova, me mbeshtetjen e Fondacionit Abilis, Finland.

Sot bëhen 17 vjet Shoqata Ndihmoni Jetën! 17 Vite përpjekjesh, sfidash, arritjesh të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike, si dhe profesionistëve për të përmbushur misionin tonë "Ndërtimin e mundësive dhe përmirësimin e statusit social të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe të arrihet integrimi i tyre në familje dhe në komunitet si anëtar me të drejta dhe mundësi të barabarta". 

Për të dytin vit radhazi Shoqata “Ndihmoni Jetën” do të vazhdoj nismën për fuqizimin e grupit të të rinjëve me aftësi të kufizuar Intelektuale, Vet-advokues.

Qëllimi i këtij projeti është të ndërgjegjësoj Komunitetin dhe Politikbërësit për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar Intelektuale dhe njëkohësisht  ngritja e kapaciteteve të grupit Vet-advokues për Vet-përfaqësi.

Këtë vit, aktiviteti ynë do të shtrihet në qytetin e Tiranës dhe të Fierit dhe do të pasqyrohet në vazhdimësi ne faqen tonë. Ky projekt i jep zë grupit më të diskriminuar te personave me aftësi të kufizuar në vënd, personave me aftësi të kufizuar intelektuale. 

Edhe këtë vit nisma jonë u mbështet nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”

Sot, ne diten Nderkombetare te Autizmit, duam te ndergjegjesojme gjithe shoqerine tone se me mbeshtetjen profesionale te profesionesteve dhe me dashurine qe prinderit dhe gjithe shoqeria mund/duhet tju jap femijeve me aftesi te kufizuar intelektuale, ku dhe femijet me autizem bejne pjese, ata mund tja dalin te integrohen ne cdo nivel te shoqerise sone.

Nje dite ndryshe ne ambjentet e Qendres ditore te sherbimeve sociale Ndihmoni Jeten ne Prush: Nje aktivitet argetues dhe gjitheperfshires i ideuar dhe realizuar me shume dashuri nga gjimnazistet e Shkolla Mesme Bashkuar Vaqarr dhe mesuesja e tyre. Femijet dhe te rinjte e Qendres dhe gjimnazistet kaluan nje kohe se bashku duke ndervepruar nepermjet lojerave, kercimit, face painting, tullumbacave, lojerave me klloun dhe nje mini inskenim i teatrit “Kesulkuqja” ideuar nga gjimnazistet .

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Lotaria Kombetare
    Lotaria Kombetare
  • UNDP
    UNDP
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO