Për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit nga dita në ditë po përforcohet mendimi se ndërhyrja në moshë të hershme, terapia e specializuar deri në 40 orë në javë, kombinimi i saj me terapinë e grupit, integrimi me bashkëmosharët, si dhe trajnimi i familjes janë çelësi i suksesit. Duke pasur në vëmendje këto fakte, Shoqata është angazhuar që ti vij në ndihmë fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit dhe prindërve duke ofruar programe psiko-edukative për zhvillimin dhe aftësimin për jetën në një Qendër Shërbimesh sociale për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në fokus të këtij shërbimi janë kombinimi i terapisë individuale me terapinë në grup, e cila ka shumë vlerë për fusha të veçanta me specifikë (shoqërizim, komunikim, shërbimet ndaj vehtes, lojë, modifikime të sjelljes, etj.). Kjo terapi zakonisht kryhet në grupe me nga 5 fëmijë pak a shumë me të njëjtat probleme dhe me mosha të përafërta të drejtuar nga një terapiste. Gjatë kësaj terapie fëmija mëson në formë argëtimi të shtojë aftësitë për t’u shoqërizuar me bashkëmoshatarët, të jetë më bashkëpunues, të marrë dhe të zbatojë komanda, të bëjë imitime, lodra, ti shërbejë vehtes dhe mjedisit ku qëndron. Ambjentet e brendshme dhe të jashtme të Qendrës janë të përshtatura dhe në funksion të nevojave dhe kërkesave për një trajtim sa më bashkëkohor të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Më tepër programi i cili aplikohet në Qendër ditore përfshin:

- Zhvillimi i programit psiko-edukative, individual dhe në grup (terapi e mbështetur në principet e metodës ABA);
- Terapi individuale dhe në grup për modifikimin e çrregullimeve në komunikim/terapi të foluri;
- Zhvillimi i programit parashkollor dhe shkollor individual;
- Zhvillimi i programit të lojës dhe argëtimit për socializim;
- Zhvillimi i programit të terapisë për motorikën fine dhe globale;
- Zhvillimi i programit të autonomisë personale: ngrënie, veshje-zhveshje, tualet, etj. si një shërbim shumë i nevojshëm për fëmijën me çrregullime të spektrit të autizmit sepse e ndihmon fëmijën të funksionoj si një person i pavarur duke kryer vet shërbimet e tij dhe duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe prindërit. 

Rivlerësime dhe ringritje e PEI. Sa herë që fëmija në qendër apo ambulator arrin të përvetësojë 75-80 % të programit ekzistues, terapistja informon ekipin multidisiplinar, i cili fillon përsëri të vlerësojë realizimin e programit nga fëmija duke i hapur rrugën ngritjes së një programi më të avancuar. Ky proces kryhet në intervale çdo 3-5 muaj.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Lotaria Kombetare
    Lotaria Kombetare
  • UNDP
    UNDP
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO