Ky shërbim ofrohet në Qendrën ditore të shërbimeve në fshatin Prush dhe në Qendrën e shërbimeve terapeutike në Tiranë, e dila ofron terapi individuale 1 -2 orë gjatë gjithë ditës. Shërbimi përfshin:
Vlerësim i aftësive bazale të fëmijës
Kryhet nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të kompletuar me mjek neuropsikiatër, psikolog, therapist zhvillimi, terapist të foluri/logoped, punonjës social, të cilët sipas fushave vlerësojnë aftësitë bazike të të mësuarit (të komunikimit, të shoqërizimit, të lojës, etj.), aftësitë akademike, aftësitë për ti shërbyer vehtes, aftësitë motorike, etj. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata hartojnë një vlerësim të detajuar. Intervista me kujdestarët dhe vëzhgimi i fëmijës janë pjesë e rëndësishme e vlerësimit.
Ngritje e Programit Edukative Individual (PEI) të fëmijës
Zakonisht hartohet në bazë të vlerësimit të detajuar me grupin e specialistëve. Përpara hartimit të programit përcaktohen pikat e forta dhe të dobëta të fëmijës (vizualiteti i mirë, hiperaktiviteti, etj.), gjithashtu ju jepet prioritet fushave që ndikojnë pozitivisht edhe në zbatimin e programit për fusha të tjera, si: problemet e sjelljes, përqëndrimi i pakët, etj. Në program përcaktohen dhe personat/specialistët që do të realizojnë pjesë të ndryshme të tij.
Terapi individuale zhvillimi
Kryhet me terapistë-psikologë ose logopedë, vetëm për vetëm me një fëmijë. Zakonisht bëhet në një mjedis të qetë pa stimuj shpërqëndrues, pamore ose dëgjimore, në tavolinë, me mjete të shumta mësimore dhe mjete përforcuese. Kjo terapi mbështetet në metodologjinë ABA dhe ka për bazë përsëritjen e shumë provave njëra pas tjetrës, në mënyrë të shpejtë, mësimin nëpërmjet të gabuarit dhe përforcimin.
Terapia përfshin realizimin me:
- Vlerësimit të Aftësive Komunikuese dhe ngritja e Planit të Përmirësimit të Aftësive që ndihmon fëmijën të komunikoj në mënyrë më efikase; Përdorimi i teknologjisë (iPad) për të lehtësuar komunikimin.
Terapi të foluri/Logopedi
Jepet për të gjithë fëmijët që me tinguj të thjeshtë arrijnë të komunikojnë një dëshirë apo një nevojë të tyren. Pas një inventari të hollësishëm nga logopedja të tingujve dhe fjalëve të fëmijës, hartohet programi edukativ gjuhësor vetëm për komunikimin. Zakonisht bëhet tepër i detajuar me imitime, kërkesa, përforcime, etj.
Terapist mbështetës në shkolla për fëmijët që ndjekin programin parashkollor dhe atë shkollor;
Kryhet nga një tërapistë me eksperiencë, për fëmijë që kanë minimalisht komunikim për një moshë 4-5 vjeçe. Sigurohet mbështetje në shkollë kryesisht për të lehtësuar përshtatshmërinë e fëmijës me bashkëmoshatarët, për të nxitur qëndrimin për 30-40 min në bankë, për të nxitur komunikimin dhe inisiativën e tij, për të mbështetur mësimin e koncepteve të numrit, simbolet, shkrimin, leximin, etj. Terapistja mbështet fëmijën edhe në orët dytësore (muzikë, fiskulture) për ta integruar atë sa më mirë në lojrat me bashkëmoshatarët.