Advokacia për të drejtat e personave me AK intelektuale dhe fizike është një nga objektivat kryesorë të Shoqatës. Duke pasur në vëmendjen tonë se një zë i vetëm nuk mund të sjellë ndryshime për kauzën e përmirësimit të jetës së personave me AK në vend, Shoqata është angazhuar dhe bën pjesë në rrjete dhe inisiativa të ndërmarra në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të personave me AK intelektuale dhe fizike, eleminimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta për ta dhe familjet e tyre. Si: Rrjeti Kombëtar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi, Rrjeti Ndërkombëtar i Personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe familjarëve të tyre – Inclusion Europe, ku Shoqata është anëtare me të drejta të plota dhe përfaqëson grupin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri. 

Personat me aftësi të kufizuar intelektuale/mendore në Shqipëri ndeshen me vështirësi të mëdha për të përmirësuar statusin e tyre në shoqëri, kjo si shkak i veçimit social të vazhdueshëm, i mungesës së legjislacionit, si dhe paragjykimeve të mëdha që egzistojnë në lidhje me këtë target grup. Nisur nga kjo gjendje dhe nevoja e madhe në vend për vet-përfaqësimin e personave me AK intelektuale, Shoqata Ndihmoni Jetën ka ndërmarr për herë të parë në Shqipëri lëvizjen për VET-ADVOKACI, e cila arrihet nëpërmjet modelit të gjithëpërfshirjes sociale dhe ka si qëllim të mbështes të rinjtë me AK intelektuale të vet-përfaqësohen dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Kjo lëvizje ka rezultuar në krijimin e grupit të VET-ADVOKUESVE në Shqipëri, i cili përbëhet nga të rinjë me aftësi të kufizuar intelektuale/mendore. 

Fuqizimi i vetë avokuesëve me aftësi të kufizuara intelektuale është ndër format më adekuate, e treguar e suksesshme në shumë vende të botës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, e cila do të ndihmoj integrimin e personave me aftësi të kufizuara në jetën sociale; vetë përfaqësimi dhe advokimi nga vetë personat me aftësi të kufizuar intelektuale do të ndihmoj në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri, sikurse shprehet edhe në Konventën Ndërkombëtare të personave me Aftësi të kufizuara.

Synimi ynë është ta zgjerojmë këtë lëvizje në të gjithë rajonin e vendit dhe më gjerë dhe ti japim zë të gjithë personave me aftësi të kufizuar intelektuale, të cilët janë grupi më i diskriminuar në vend midis personave me AK.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Kastrati
    Kastrati
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO