Aksesi në shërbime është baza për një jetë të shëndetshme dhe me dinjitet për personat me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike, si dhe është një e drejtë themelore e këtyre personave, e cila shprehet edhe në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar. Duke pasur parasysh këtë fakt, prej krijimit të saj viti 1998, Shoqata ofron shërbim psiko-socio-edukative dhe aftësim për jetesë të pavarur në Qendër Ditore për zhvillim dhe integrim.
Ndihmoni Jetën është angazhuar të ofroj shërbim cilësor dhe në bazë të Standarteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve për personat me AK në një Qendër të ndërtuar dhe përshtatur posaçërisht në përgjigje të nevojave të këtyre personave.
Aktualisht, Qëndra e Shërbimeve sociale ka një kapacitet pritës për rreth 60 fëmijë dhe të rinjë me AK mendore dhe fizike, dhe fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit. Qendra është e hapur dhe funksionon nga e Hëna në të Premte, nga ora 9:00 – 15:30. Qëndra ofron marrjen me automjet në shtëpitë e secilit fëmijë dhe kthimin në fund të përfundimit të orarit. Pjesë e shërbimit në Qendër është edhe ofrimi i drekës, e cila shërben edhe si program me vete për të mësuar fëmijët dhe të rinjtë ti shërbejnë vetes dhe të tjerëve, si të gatuajnë, si të ushqehen, elementët bazë të kuzhinës, etj.
 
Procedurat e pranimit:
- Qëndra ofron shërbim për fëmijë dhe të rinjë me AK mendore dhe fizike të grup-moshës 5-30 vjeç.
- Personat që duan të marrin shërbim në Qendër duhet të kenë aftësi të kufizuar motorike të lehtë.
- Fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë në gjendje të kryejnë vet shërbimet personale me pak mbështetje.
 
Qëndra ofron:
Shërbim ditor për fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike të grup moshës 6-16 vjeç
- Zhvillimi i programit psiko-edukativ individual dhe në grup;
- Zhvillimi i programit për edukimin parashkollor dhe shkollor;
- Zhvillimi i programit për edukimin psiko-fizik për fëmijët me çrregullime motore;
- Zhvillimi i programit të art-terapisë, argëtues, sportive;
- Zhvillimi i programit të autonomis, okupacionit dhe guzhinës.
 
Shërbim ditor për të rinj me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike të grup moshës 16-30 vjeç:
- Zhvillimi i programit psiko-edukativ;
- Zhvillimi i programit të art-terapisë;
- Zhvillimi i programit të trajnimit për jetesë të pavarur dhe punësim;
- Zhvillimi i programeve integruese jashtë Qendrës ditore me shkollat dhe komunitetin.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Kastrati
    Kastrati
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO