Shërbimi në banesë dhe në komunitet bëhet në mjedisin natyral ku realizohet një pjesë e mirë e funksioneve të personit me aftësi të kufizuar. Në këtë mënyrë, personi me aftësi të kufizuar aftësohet të kryejë funksionet e rëndësishme jetike në kushte normale. Kjo rrit shkallën e përvetësimit dhe zbatimit të shprehive të reja të mësuara.

Shërbimi në banesë dhe komunitet përfshin në proces persona të rëndësishëm në jetën e personit me aftësi të kufizuar që mësojnë si të punojnë me këtë person dhe e vazhdojnë punën për aftësimin e tij edhe kur nuk është specialisti. Kjo rrit shkallën e përvetësimit të shprehive dhe mundësitë e gjithëpërfshirjes në mjedise jo të specializuara. Ky shërbim krijon mundësinë e krijimit të një rrjeti mbështetës të personit me aftësi të kufizuar që siguron përfshirjen e tij në të gjitha aspektet e jetës.

Për herë të parë në Shqipëri, shoqata jonë u angazhua në hartimin e standarteve dhe modulin e implementimit të Shërbimit në banesë dhe komunitet, si një shërbim i kohës dhe shumë i domosdoshëm për personin me aftësi të kufizuar.

Aktualisht, Ndihmoni Jetën e ofron këtë program në qytetin e Tiranës ku përfshihet:

  • Vlerësim të aftësive bazale të fëmijës
  • Ngritje të programit të terapisë individuale (PEI), diskutimi i tyre me familjarin
  • Terapi individuale (në të gjitha fushat) ambulatore 1-2 orë në ditë .
  • Terapi individuale specifike për fusha të veçanta (logopedi, program parashkollor, etj.)
  • Terapi mbështetëse për fëmijët ambulatorë që frekuentojnë shkollën.
  • Asistencë për 2-3 orë apo për ditët e fundjavës.
  • Terapi grupi 1 orë në Qendër ditore me 3-4 fëmijë (shoqërizim, lojë, komunikim, etj.)
  • Instruksione për prinderit si te punoj me femijet ne kushte shtepie.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Lotaria Kombetare
    Lotaria Kombetare
  • UNDP
    UNDP
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO