- Jetesë e pavarur për të rinjë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike

Autonomia dhe aftësimi për të jetuar i pavarur është thelbi i filozofisë të Shoqatës në punën e saj me/për personat me aftësi të kufizuara. Programet e punës ndërtohen në mënyrë të atillë që ti orientojnë dhe aftësojnë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar të jenë në gjendje të kujdesen për veten në mënyrë që të jetojnë të pavarur. Prej vitesh ky program ka ecur dhe ka dhënë rezultatet e veta në punën me personat me aftësi të kufizuar. Duke synuar që aftësitë e fituara nga shërbimi në Qendrën ditore të avancojnë më tej në praktikë, si dhe duke parë dhe mungesën e madhe të shërbimeve në Shqipëri për të rriturit me aftësi të kufizuara, Shoqata është angazhuar dhe po punon në thellimin e programit për jetesë të pavarur për personat me aftësi të kufizuar, i cili është i ri në Shqipëri. Ky program konsiston në ngritjen e apartamenteve për jetesë të pavarur (me mbështetje) për të rinjë me aftësi të kufizuar intelektuale të cilët kanë përfunduar ciklin e trajtimit për jetesë të pavarur në Qendren Ditore të shërbimeve Sociale, por edhe të rinjë të tjerë të cilët dëshirojnë të jetojnë të pavarur me pak mbështetje në ambjente të ndërtuara dhe përshtatura posaçërisht për këtë program. Në katin e 3-te te Qendrës ditore të shërbimeve sociale janë gati apartamentet të cilat do tju ofrojnë këtë lloj shërbimi kujtdo të interesuari. Të rinjtë që do të jenë pjesë e këtij shërbimi do të kenë një program të detajuar ditor, i cili do të hartohet në bazë të vlerësimit të aftësive dhe gjendjes së personit, por duke pasur në vëmendje dëshirat dhe aftësitë e tij. Të rinjtë do të angazhohen në aktivitetin e përditshëm ku pjesë e tij do të jetë: kujdesi për veten, kujdesi për ambjentin ku jetojnë, gatimi, higjena, kopshtari, bërja e pazarit, shkuarja në kinema/restorant, terapi arti, piknik, etj.

- Përkujdesje e Përkohshme (respite care) për persona me aftësi të kufizuar.

Duke pare mungesën e madhe në vend për një shërbim të tillë, si dhe kërkesën në rritje të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Shoqata ka planifikuar ofrimin e shërbimit të përkujdesjes së përkohshme (respite care) për personat me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike në rastet kur familjarët do të kenë nevojë, si psh: të shkojnë me pushime, probleme familjare, etj. Ky shërbim do të ofrohet në ambjentet të cilat janë përgatitur për Shërbimin e jetesës së pavarur. Për këtë shërbimi Shoqata do të ofroj një mbështetje 24 orë me kujdestar të specializuar. 

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Lotaria Kombetare
    Lotaria Kombetare
  • UNDP
    UNDP
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO