Trajnime stafi

Për të dhënë një shërbim cilësor dhe në funksion të nevojave të personave me aftësi të kufizuara, Shoqata e shikon me prioritet ngritjen e kapaciteteve të stafit të saj në të gjitha fushat që Shoqata operon. Këto trajnime, Shoqata i mundëson për stafin e saj nga bashkëpunimet me organizata brënda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, nga këto bashkëpunime organizohen edhe vizita studimore në vende të ndryshme për të shkëmbyer eksperiencat në fushat me prioritet:

- Trajnime mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar;

- Trajnime mbi teknikat e punës me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, aspekti teorik dhe praktik, me theks teknikës “On job training”;

- Trajnime për specialist të fushës dhe përfaqësues të organizatave të tjera në vend që punojnë me/për personat me aftësi të kufizuar në drejtim të ngritjes së programeve të reja për personat me aftësi të kufizuar;

- Konsulencë për funksionimin profesional dhe institucional të Qendrave të reja të Shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, sipas Standarteve të shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Personat me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, Shoqata i ofron mundësinë e ofrimit të trajnimit të gjithë specialistëve ose ofruesve të shërbimeve me/për personat me aftësi të kufizuara në vend, të cilët janë të interesuar të ngrejnë kapacitetet e tyre dhe të stafit të tyre në drejtim të fushave të mësipërme. 

Trajnime me prindërit

Prindërit janë partneri kryesorë në punën tonë për zhvillimin e aftësive për jetën dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Prandaj, ne mendojmë se është e rëndësishme që për të qënë partnerë ata duhet të informohen dhe aftësohen në drejtime të ndryshme, të cilat lidhen me: 

- Trajnime me prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit se si të punojnë me fëmijët e tyre në kushte shtëpie,

- Trajnime për problematika të ndryshme të zhvillimit të fëmijëve të tyre,

- Trajnime për të njohur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar,

- Këshillime për prindërit për marrëdhëniet me fëmijët e tyre me aftësi të kufizuar si dhe motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Lotaria Kombetare
    Lotaria Kombetare
  • UNDP
    UNDP
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO