1. Të përfaqësoj fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në shkallë vendi dhe më gjerë, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë për të realizuar të drejtat e tyre;
  2. Të kontribuoj në aftësimin e personave me AK intelektuale dhe fizike;
  3. Të ofrojë shërbim psiko-social të standardizuar për fëmijët dhe adoleshentët me AK intelektuale e fizike, në zbatim të Strategjisë Kombëtare dhe standardeve Ndërkombëtare për shërbimet ndaj personave me AK;
  4. Të asistoj organet shtetërore në përgatitjen dhe modifikimin e legjislacionit (ligjeve, projektligjeve, etj.) në fushën e shërbimeve sociale, arsimit, punësimit, trajnimit profesional, jetesën e pa varur e pa barriera etj. për personat me aftësi të kufizuar intelektuale e fizike, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë;
  5. Të siguroj nga partnerë të huaj apo vendas ndihma humanitare për të mbështetur programet e shoqatës, si dhe për të plotësuar nevojat e personave me AK dhe familjeve të tyre;
  6. Të nxisë dhe mbështes punën për ngritjen e nivelit profesional dhe kapaciteteve të stafeve që merren me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar, stafeve pedagogjike, familjarëve, specialistëve, studentëve, si dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit;
  7. Të kontribuoj në edukimin profesional të personave me AK në Shqipëri, duke ofruar kurse për kualifikimin e tyre dhe nxitjen e punësimit;
  8. Të ofroj programe përkujdesjeje për personat në moshën e tretë që janë me AK ose janë bërë të tillë për shkaqe të moshës, gjendjes sociale apo shëndetësore me qëllim përmirësimin e jetesës së tyre;
  9. Të realizoj studime dhe kërkime në fushën e shërbimeve shoqërore, sociale, si dhe të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë;
  10. Të sensibilizoj, informoj opinionin publik dhe autoritetet përkatëse, të ndërgjegjësoj komunitetin, për problemet e ndryshme që kanë lidhje me personat me aftësi të kufizuar, arsimimin, punësimin dhe integrimin e tyre nëpërmjet radios dhe televizionit;
  11. Të mbrojë dhe lobojë, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë, duke rritur ndikimin në fushën e përmirësimeve ligjore dhe zbatimin e legjislacionit ekzistues për këtë target grup;
  12. Të fuqizojë Rrjetin Kombëtar të Prindërve të Shoqatës “Ndihmoni Jetën” duke e bërë atë pjesë të Rrjetit Ndërkombëtar të Prindërve, për të rritur ndikimin në lëvizjet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ne vend e jashtë tij;
  13. Të ofroj asistencë teknike për njohjen e standardeve të shërbimeve në fushën sociale, vet kontrollin e cilësisë së shërbimeve, si dhe monitorimin dhe kontrollin e cilësisë, bazuar në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Kastrati
    Kastrati
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO