• Prej 2005, Ndihmoni Jetën është e pajisur me Liçensë nga Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta sot Ministria e Mirqenies sociale dhe Rinisë si ofrues shërbimesh komunitare në bazë të standarteve të ofrimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar në vend, kjo nisur edhe nga performanca e shkëlqyer dhe kapacitetet e stafit të saj në ofrimin e këtyre shërbimeve.
  • Shoqata ka grupet e saj të prindërve në 8 rajone kryesore të vendit dhe ka si synim zgjerimin e shërbimit që ajo ofron për personat me AK edhe në këto rajone, si dhe forcimin e lëvizjes prindërore për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
  • Në 2008, Shoqata Ndihmoni Jetën ka marrë çmimin për arritjen më të mirë në “Ofrimin e shërbimeve rehabilituese-integruese në qendër dhe komunitet për personat me aftësi të kufizuar mendore. Ky çmim është bërë i mundur nga një konkurs i organizuar në vend nga USAID dhe ADRF.
  • Prej 2009, Shoqata Ndihmoni Jetën është anëtare për Shqipërinë e Inclusion Europe-Rrjeti Ndëkombëtar i organizatave të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar Intelektuale
  • Ka pilotuar Edukimin gjithëpërfshirës me Metoden Portage për herë të parë në 10 kopështe dhe 10 Shkolla të qytetit të Tiranës, si dhe 2 kopështe dhe shkolla në qytetin e Vlorës, kjo në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Vlorë. Kjo është bërë e mundur nga një financim  i Save the Children në Shqipëri. Nga ku 93 fëmijë me AK janë mbështetur dhe integruar në sistemin arsimor, si dhe janë trajnuar 80 edukatorë se si të ngrejnë Programet Edukative Individuale(PEI) dhe si të punojnë me fëmijët në kopështe dhe shkolla.
  • Ka udhëhequr procesin e rishikimit dhe hartimit të Standarteve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Personat me aftësi të kufizuar në vend, dhe për herë të parë hartimin e Standarteve të Shërbimit në banesë dhe komunitet për personat me aftësi të kufizuar, si dhe Modulet përkatëse të realizimit të këtyre Standarteve. Ky proces është realizuar me ekspertizën e Dr. Marita Nika Flagler-eksperte ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, në partneritet me Shërbimin Social Shtetëror dhe financim të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Këto Standarte janë aprovuar nga MPCSSHB. Rreth 140 ofrues shërbimesh për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë trajnuar si të realizojnë në praktikë këto Standarte.
  • 70 fëmijë dhe të rinjë me AK kanë përfituar nga programet e implementuara në Qendrën Ditore të Shërbimeve dhe janë integruar në komunitet.
  • 17 të rinjë me AK janë trajnuar dhe mbështetur deri në punësimin e tyre.
  • Si rezultat i një bashkëpunimi me Rogaland College/Diakonamente College në Norvegji prej 2010 është bërë e mundur ofrimi i 2 Bursave Bachelor çdo vit për Studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Punë Sociale, deri tani 10 studentë vazhdojnë studimet Bachelor për Edukator Social dhe Terapist Okupacional në Norvegji. Ky bashkëpunim ka për qëllim që studentët të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë për Shoqatën Ndihmoni Jetën si dhe përmirësimin e sistemit të shërbimeve sociale në vend.
  • Krijimi i grupit të parë të Vet-advokuesve të personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri.
  • Ngritja dhe funksionimi i Qendrës së Shërbimeve Sociale për personat me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike, e cila është e përshtatur në bazë të Standarteve Ndërkombëtare të ofrimit të Shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar.

Manuali i Zbatimit të Standardeve

Standardet e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror

Strategjia Kombëtare e PAK

Bëhu vullnetar!

Ju ftojmë t'i bashkoheni nismave te Help the Life!

Plotësoni formularin pë anëtarësimin...

Kontribuo

Banka Kombetare Tregtare
Klienti: Shoqata Ndihmoni Jeten 
Swift : NCBAALTXXX 
Numer Llogarie : 416890138
IBAN EURO : AL0420511162890138CLPRCFEUR1
IBAN NE ALL : AL1720511162890138CLPRCLALL1

Partnerët tanë

  • MMSR
    MMSR
  • Save The Children
    Save The Children
  • UNICEF
    UNICEF
  • Komisioni Europian
    Komisioni Europian
  • Inclusion Europe
    Inclusion Europe
  • ABILIS
    ABILIS
  • Kastrati
    Kastrati
  • Hako
    Hako
  • Fondacioni ABC
    Fondacioni ABC
  • Ambasada Gjermane
    Ambasada Gjermane
  • SHDPAK
    SHDPAK
  • OSFA
    OSFA
  • Fondacioni Vodafone
    Fondacioni Vodafone
  • Ambasada Hollandeze
    Ambasada Hollandeze
  • ICCO
    ICCO