Qëllimi: Te permiresoj jeten e personave me aftesi te kufizuara ne Shqiperi duke prezantuar nje program te ri te trajtimit te tyre qe ne moshe te hershme.
Periudha e zbatimit: 01 Shtator 2018 – 31 Gusht 2019
Donator: : UNDP dhe Bashkia Tirane nen Programin ReLoad
Buxheti: 3,418,660 LEK
Programi i nderhyrjes së hershme eshte nje sistem i sherbimit multidisiplinar i cili adreson nevojat e foshnjave dhe të vegjëlve të cilët janë duke përjetuar vonesa zhvillimore apo një gjendje diagnostikuar fizike ose mendore me një probabilitet të lartë të një paaftësisë te zhvillimit te tij në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme: të zhvillimit kognitiv, zhvillimit fizik, zhvillimit gjuhësore dhe të të folurit, zhvillimit psiko-sociale, dhe aftësise se vet-ndihmes. Ai eshte nje sistem i koordinuar i sherbimeve te cilat nxisin rritjen dhe zhvillimin e femijes dhe mbeshtesin familjen gjate viteve te para me te veshtira. Duke filluar me nje partneritet nepermjet prindit dhe profesionistit ne nje moshe te hershme ndihmon femijen, familjen dhe komunitetin ne teresi, atje ku femija jeton ne familjen e tij.
Qellimi i ketij projekti eshte: Te permiresoj jeten e personave me aftesi te kufizuara ne Shqiperi duke prezantuar nje program te ri te trajtimit te tyre qe ne moshe te hershme.
Fal ketij projekti :
Nje sistem referimi dhe orientimi per prindin per sherbimet egzistuse per femijen e tij me aftesi te kufizuar eshte ngritur.
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)