Shoqata Ndihmoni Jetën kërkon 2 Konsulentë Lokal të cilët do të përgatisin Manualin për punën e stafit profesional që punon në institucionet e ofrimit të shërbimeve për fëmijët me AK në Shqipëri. Ky Manual përgatitet në zbatim të projektit "Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve me AK në Shqipëri", nen thirrjen “Përfshirja e Shoqërisë Civile në Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.
Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit deri në 10 Shkurt, 2017, ora 17:00 me orën lokale.
Për më shumë informacion referojuni Termave të Referencës.