Perfundon me sukses Konferencën Rajonale të vendeve të Ballkanit embajtur ne TIrane me5-6 Tetor me Temë: “Nga e kaluara në të tashmen - tranzicioni nga ofrimi i shërbimeve të centralizuara për aftësinë e kufizuar tek mekanizmat aktuale për zbatimin e shërbimeve për aftësinë e kufizuar” e organizuar nga Shoqata" Ndihmoni Jeten" ne bashkepunim me Shoqaten" HandiKOS" nga Kosova, me mbeshtetjen e Fondacionit Abilis, Finland.
Qëllimi i saj ishte rritja e ndërgjegjësimit për gjendjen e personave me aftësi të kufizuar në vendet e Ballkanit, si dhe krijimin e një Rrjeti Ballkanik të Organizatave të Personave me AK për të ndarë eksperiencat, mënyrat, dhe praktikat më të mira në secilin vend të Ballkanit mbi Implementimin e Konventës së të Drejtave të Personave me AK, ligjet e aftësisë së kufizuar dhe shërbimet për ta, si ato janë zbatuar dhe si është ndarë përgjegjësia për zbatimin e tyre,
Folës kryesorë të kësaj Konference ishin Znj. Judith E. Heumann, Këshilltare Speciale për të Drejtat e PAK në nivel Internacional nga Departamenti i Shtetit Amerikan: dhe Z.Kalle Könkkölä, aktivist për Zhvillimin Global dhe Aftësinë e Kufizuar , Drejtor i Threshold Association dhe Kryetar i Bordit të Fondacionit Abilis-Finland.
Të ftuar në Konferencë ishin 25 organizata nga rajoni i Ballkanit (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Croacia) të cilat ben një përshkrim të situatës së personave me AK, ligjeve dhe praktikave të zbatimit të tyre, si dhe sfidat me të cilat përballen Organizatat e Personave me AK në vendet e Rajonit.U vendosen ura bashkëpunimi për te zbutur këto sfida dhe për tju dhënë mundësinë personave me AK në këto vende të bëjnë një jetë me dinjitet dhe të Drejtat e tyre të respektohen.