Shoqata Ndihmoni Jeten nis zbatimin e ketij projekti me mbeshtetjen financiare te AMSHC(Agjencisa per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile) dhe Fondacioni Diakonia Metodiste dhe ne bashkepunimin me Bashkine e Tiranes, Qendrat Shendetesore, Çerdhe dhe Kopshtet.
Ky eshte nje projekt pilot, i cili do te zgjase 7 muaj dhe ka si qellim te ofroj nje model te ri te trajtimit te femijeve me aftesi te kufizuara ne Shqiperi te grup moshes 0-6 vjec, modelin e Nderhyrjes se Hershme, i cili konsiston ne fillimin e trajtimit te femijes atje ku ai jeton qe ne momentin kur ai evidentohet se ka nje aftesi te kufizuar dhe perbehet nga 5 shtylla kryesore:
- kuptimi i struktures se brendshme te familjes qe ndikon ne marredhenien prind-femije duke e vene femijen ne qender te saj;
- vleresimi i nevojave funksionale nepermjet nje interviste rutine;
- ofrimit të shërbimit multidisiplinar nëpërmjet përdorimit të një ofruesi të shërbimit parësor;
- mbeshtetja e vizitave ne familje nepermjet kunsultimeve me prindin dhe trajnimit te tij te kuptoj nevojat e femijes dhe te nxise zhvillimin e tij;
- ofrimi i mbeshtetjes se femijes nepermjet nderhyrjes individuale brenda ambjentit te tij duke perfshire 5 fushat e zhvillimit te tij, sic jane: zhvillimi konjitiv; zhvillimi fizik; gjuha/komunikimi; zhvillimi social/emocional; zhvillimi adaptiv/kujdesi per veten.
Nderhyrja e hershme eshte nje model i ri multi-dimensional i trajtimit te femijeve me aftesi te kufizuar ne Shqiperi, i cili i kap problemet e femijes qe ne moshe te hershme dhe i trajton ato nepermjet ofrimit te nje nderhyrje te specializuar dhe ne partneritet me prindin ne ambjentin ku femija jeton.
Gjithashtu, projekti do te fokusohet edhe ne informimin dhe edukimin e punonjesve te qendrave shendetesore, kopshteve dhe cerdheve, si dhe ngritjen e nje sistemi orientimi dhe referimi te rasteve te femijeve me aftesi te kufizuar qe ne momentin kur ato evidentohen ose dyshohen nga punonjesit e qendrave shendetesore, konsultoret e femijeve dhe cerdhet dhe kopeshtet, ne menyre qe dhe nderhyrja te jete ne kohen e duhur.
Sa me shpejt femija me aftesi te kufizuar te marri asistencen e duhur dhe sa me shpejt te mbeshtetet familja ne drejtim te zhvillimit te femijes se tij, aq me shume mundesi do te kene femijet me aftesi te kufizuar per te pasur nje jete me te mire ne te ardhmen.