Advokacia për të drejtat e personave me AK intelektuale dhe fizike është një nga objektivat kryesorë të Shoqatës. Duke pasur në vëmendjen tonë se një zë i vetëm nuk mund të sjellë ndryshime për kauzën e përmirësimit të jetës së personave me AK në vend, Shoqata është angazhuar dhe bën pjesë në rrjete dhe inisiativa të ndërmarra në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të personave me AK intelektuale dhe fizike, eleminimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta për ta dhe familjet e tyre. Si: Rrjeti Kombëtar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi, Rrjeti Ndërkombëtar i Personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe familjarëve të tyre – Inclusion Europe, ku Shoqata është anëtare me të drejta të plota dhe përfaqëson grupin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri.
Advokaci për të drejtat e PAK në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë.
- Details