Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe të siguroj përfshirjen në shoqëri si qytetar me të drejta të barabarta dhe do te zhvillohet ne qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës dhe

Objektivat e projektit jane:

  •  Forcimi i kapacitetevetëtë rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe prinderve te tyre për t'u angazhuar në avokim dhe dialog me institucionet në nivel lokal. 
  • Informimi dhe ndërgjegjësimi i Pushtetit Lokal mbi te drejten e personave më aftësi të kufizuar intelektuale per veteperfaqesim dhe përfshirje në proceset politikbërëse, në zbatim të KDPAK.

Aktivitetet kryesore të projektit jenë: 

  • Analizë monitorimi mbi zbatimin e ligjit te informimit dhe konsultimit publik për nivelin e informimit dhe përfshirjes së personave me AK intelektuale në dëgjesat publike dhe hartimin e reformave dhe politikave sociale, shëndetësore, arsimore dhe të punës me moton ASGJË PËR NE PA NE. 
  • Organizimi i 3 ditëve trajnimi (nga 1 trajnim ne cdo Bashki) me pjesamrrjen e 30 të rinjëve me AKI ( 10 të rinë ne cdo Bashki) për të informuar mbi të drejtat e tyrë dhe te të  rinjëve me aftësi të kufizuar intelektuale në drejtim të vet-përfaqësimit. 
  • Organizimi i tre ëorkshopeve 1 ditëve  në cdo Bashki me pjesmarrjen e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale për ti informuar ata mbi të drejtat e fëmijëve të tyre dhe me praktika të njohura të vetpërfaqësimit 
  • Zhvillimi I tre takimeve konsultuese (nga një takim në cdo bashki) midis të rinjëve vet-advokues dhe prindërve të tyre, për të dakortësuar nje letër kërkesë ,të tyre për tju drejtar pushtetit local mbi plotësimin e detyrimëve që këto të fundit kanë në bazë te legjislacionit. 
  • Zhvillimi i 3 takimeve informues me të tre Drejtoritë e Shërbimeve Sociale dhe perfaqesues te keshillit bashkiak ne të 3 Bashkitë e përfshira në projekt për të nxitur përfshirjen e këtij targetgrupi si grup interesi me të drejta të plota në komuntetet ku ata jetojnë,  
  • Prodhimi I një video sensibilizuese mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar intelektuale