Lajme

20 vjet Shoqata “Ndihmoni Jetën”

U mblodhën së bashku me fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, prindërit dhe familjarët e tyre, stafin e Shoqatës, miqtë, donator dhe mbështetësit e Shoqatës ndër vite, partner dhe organizata të Shoqërisë civile.

Faleminderit të gjithëve!

U bënë 20 vite. Janë prodhuar shumë histori njerëzore, pune prindërore, sfida dhe arritje me qëllimin e vetëm: Përmirësimin e jetës dhe statusin social të fëmijëve, të rinjëve me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre. Dhe ne ja kemi arritur që me punën dhe përpjekjet tona të arrinim të:  

  •  Hapim dhe ndihmojmë në funksionimin e 5 Qendrave për shërbime komunitare për fëmijë dhe të rinjë me aftësi të kufizuar në 4 qytete kryesore të vendit (Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier) te financuar nga donator vendas e te huaj.

- 767 fëmijë dhe të rinjë me aftësi të kufizuar të grup moshës 0-30 vjeç, kanë përfituar nga shërbimet e ofruara nga ekspertët e ekipit multidisiplinar të ngritur pranë këtyre Qëndrave, nga të cilët:

- 223 fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale, perfshire edhe Femije me probleme te autizmit, janë mbështetur dhe kanë përfituar shërbime rehabilituese të integruara, të fokusuara në gjithëpërfshirjen e tyre në sistemin e edukimit shkollor në 2 Qendrat e ngritura në qytetin e Durrësit dhe Vlorës. Aktualisht këto 2 Qendra Administrohen nga pushteti vendor përkatës; 

- 76 fëmijë me AK Intelektuale, të grup moshës 0-6 vjeç, mbështeten nëpërmjet programit të ndërhyrjes së hershme në familje, çerdhe dhe kopshte në 3 Njësitë Administrative të qytetit të Tiranës (Njësia 2, 3 dhe 4); 

- 116 adoleshentë dhe të rinjë me aftësi të kufizuar kanë përfituar nga programet për autonominë dhe jetësën e pavarur në Qendrën e Shërbimeve rehabilituese në Tiranë dhe janë integruar në jetën në komunitet;

- 140 fëmijë dhe te rinjë me aftësi të kufizuar të grup-moshës 6-18 vjeç kanë përfituar nga programi i rehabilitimit me bazë komunitare në familje;

- 145 fëmijë kanë përfituar nga programi i edukimit gjithëpërfshirës zbatuar në 10 kopështe dhe shkolla të qytetit të Tiranës dhe 2 kopështe dhe shkolla në qytetin e Vlorës;

- 17 të rinjë me aftësi të kufizuar janë punësuar dhe jetojnë të pavarur.

- 50 të rinjë me aftësi të kufizuar intelektuale kanë rrit kapacitet e tyre për vet-përfaqësim, vet-advokaci dhe jetesa e pavarur në komunitet. 

  • Më shumë se 210 mësues të kopshteve dhe shkollave në qytetet e Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë trajnuar dhe kanë ngrit kapacitetet e tyre për të adaptuar programet e punës sipas nevojave të fëmijëve dhe aftësi të kufizuar.
  • Më shumë se 500 specialist ofrues të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri kanë ngrit njohuritë e tyre në drejtim të përmirësimit të qasjes së trajtimit dhe të drejtave për personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet trajnimeve të ofruara nga Shoqata.
  • Më shumë se 2300 prindër, motra/vëllezër, anëtarë të familjeve të personave me aftësi të kufizuar, janë informuar, trajnuar dhe mbështetur psikologjikisht për mënyrën si duhet të trajtojnë fëmijët e tyre dhe të kapërcejnë vështirësitë që hasin në marrëdhënie me ta.  
  • Hartimi i dokumentit të Standarteve për Shërbimet e perkujdesit Shoqërore për personat me aftësi të kufizuar në Qendra ditore, rezidenciale dhe jetesa në komunitet, si dhe Manuali i zbatimit të ketyre Standarteve.
  • Hartimi i “Guidës për manaxhimin e sjelljeve problematike të fëmijëve me aftësi të kufizuar që ndjekin shërbimet rehabilituese dhe dokumentimi i tyre”, dokument që përdoret nga ofruesit e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuar. 
  • Hartimi për herë të parë i broshurave me informacion të thjeshtëzuar për personat me aftësi të kufizuar intelektuale i cili ju mundëson atyre aksesin në informacion.
  • Studimi i parë në vend i Konventës së të drejtave për personat me aftësi të kufizuar “Jetesa e pavarur dhe përfshirja në komunitet” i parë nga këndvështrimi i vet personave me aftësi të kufizuar.

Strategjia jonë për të ardhmen: të punojmë dhe të investohemi për shërbime të strukturuara dhe standartizuara për personat me aftësi të kufizuar, duke filluar nga shërbimet e ndërhyrjes së hershme, edukimin gjithëpërfshirës, shërbimet terapeutike te specializuara per femijet me crregullime te spektrit te autizmit, me krijimin e mundësive për një jetë të pavarur për te rinjte me aftësi të kufizuar intelektuale në gjithë vendin. Duke ngritur kështu një model të ofrimit të shërbimeve për gjithë jetën e personit me aftësi të kufizuar me moton:  “Investimi në shërbime shoqërore-Investim tek njërëzit”.

Ne besojmë se te drejtat e njeriut janë fondamentale në një shoqëri demokratike njerëzore. Të gjithë bashkë ne duhet të besojmë dhe punojmë fortë që situata e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe e familjeve të tyre në Shqipëri të përmirësohet. 

Dua të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar rrugëtimit tonë, veçanërisht prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, që kanë besuar në punën tonë, të cilët me përkushtimin e tyre, mes dhimbjes dhe vështirësive, kemi qëndruar të bashkuar për të ndihmuar fëmijët tanë.

Ju bëj thirrje Institucioneve në nivel lokal dhe qëndror që të kthejnë vëmendjen dhe të punojnë më shumë për personat me aftësi të kufizuar, të hartojnë dhe zbatojnë politika sociale, të ndërtojnë një sistem ekonomik, social dhe human, si edhe të mbeshtesin financiarisht duke I bere të qëndrueshme këto shërbime që janë ngrit nga NE prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ti shtrijnë ato në gjithë vendin ku jetojnë personat me aftësi të kufizuar. 

Vetëm kështu do të kemi një shoqëri gjithëpërfshirëse, një shoqëri Evropiane!

Me respekt dhe konsideratë!

Bashkim Seiti

Kryetar, Shoqata Ndihmoni Jetën

Link: Foto nga Aktiviteti, 20 vjet Shoqata “Ndihmoni Jetën”

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)