Shërbimi i Ndërhyrjes së Hershme për fëmijët me vështirësi në zhvillim është një qasje që angazhon dhe nxit bashkëpunimin e një sistemi të koordinuar të gjithë aktorëve që kontribojnë në edukimin, zhvillimin dhe jetën e përditshme të fëmijës gjatë moshës 0-6 vjeç me qëllim final mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve të fëmijës që shfaq vështirësi në zhvillim. Në thelb të programit qëndron indentifikimi i hershëm i vështirësive të fëmijës, referimi tek ekipi multidisiplinar i cili bën vlerësimin në 5 fushat kryesore të zhvillimit (zhvillimi konjitiv, fizik; gjuha/komunikimi; social/emocional; adaptiv/kujdesi për veten) dhe fillimi i trajtimit nëpërmjet implementimit të Programit Edukativë Individual me objektiva të aksesushme në ambjente specifike ku fëmija rritet dhe zhvillohet (ambjentin natyral ku ai jeton/shtëpi, çerdhe/kopësht, qendër terapeutike dhe më gjerë ne komunitet). Përfitues të drejtpërdrejtë janë 70 fëmijë të grup moshës 0-6 vjeç.
Aktorët mbështetës të sistemit janë:
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)