Aksesi në shërbime është baza për një jetë të shëndetshme dhe me dinjitet për personat me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike, si dhe është një e drejtë themelore e këtyre personave, e cila shprehet edhe në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Ndihmoni Jetën është angazhuar të ofroj shërbim cilësor dhe në bazë të Standarteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve për personat me AK në përgjigje të nevojave të këtyre personave.
Sherbime me bazë komunitare për fëmijë me AK kanw qëllim ofrimin e shërbimeve shoqërore për fëmijët me aftësi të kufizuar të grup-moshës 2-25 vjeç dhe mbështetjen e tyre për tu gjithëpërfshirë në komunitet, si dhe mbështetjen e familjes dhe aktorëve në nivel lokal për të nxitur dhe mbështetur gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në nivel lokal.
Shërbimi me bazë komunitare ofrohen ne qënder ditore nga një ekip multidisiplinar për fëmijë me aftësi të kufizuar, me synim arritjen e gjithëpërfshirjes së tyre në kopshte, shkolla dhe komunitet.
Shërbimet përfshijnë një larmi programesh të hartuara për të përmbushur nevojat dhe interesat e përfituesve të shërbimit
Shërbimet e ofruara nga Qendra:
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)