Afërdita Seiti, është një nga themeluesit e Shoqatës “Ndihmoni Jetën”. Është prind i një vajze me aftësi të kufizuara, mamja e Erjones, e cila ka qenë edhe motivi i krijimit të Shoqatës në vitin 1998.
Prej Gusht 1998- Dhjetor 2009 ka mbajtur pozicionin e Presidentes së Shoqatës “Ndihmoni Jetën” si edhe prej vitit 2009 e në vazhdim mban pozicionin e Drejtores Ekzekutive.
Është një nga figurat më aktive të Shoqerise Civile, përsa i përket Advokimit për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Shqiperi. Pjesë aktive e grupeve të punës për përmiresimin e legjislacionit dhe Politikave Sociale në vend, duke i përafruar ato me Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Ushtron funksionin, e perzgjedhur si anëtare e Këshillit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar, prej Shkurtit të vitit 2015. Afërdita, ka mbajtur pozicionin e Nën Kryetares së Këshillit Kombëtar të PAK gjatë periudhës 2016-2018, si edhe ka qënë pjesë e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në periudhën Janar 2017- Dhjetor 2019.
Ka një experiencë të gjatë si Trajnere dhe Eksperte e çështjeve të afësisë së kufizuar si:
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)