Enron Seiti, ka mbaruar studimet per Pune Sociale dhe ne vitin 2010 dhe Master Shkencor Drejtimi Organizim Komunitar ne vitin 2012 ne Fakultetin e Shkencave Sociale.
Prej vitit 2012 punon prane shoqates si Menaxher Projektesh dhe prej vitit 2015 eshte angazhuar prane Fakultetit te Shkencave Sociale, ne Departamentit te Punes Sociale dhe Politikave Sociale si Petagog i Jashtem
Enron ka dhënë kontributin e tij në shumë nisma të Shoqates Ndihmoni Jetës, si hartimi i Standardeve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara, ngritja e grupit të parë Vet-Advokues të të Rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri, ka drejtuar studimin e parë mbi “Jetesa e Pavarur dhe Përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara intelektuale” dhe implementuar programin e “Jetesea e Pavarur per PAK”. Ka drejtuar disa programe qe kane pas ne focus “Artin” si forme gjithperfshirje per personat me aftesi te kufizuar.
Eshte angazhuar ne nisma advokuese per te fuqizuar drejtperdrejt personat me aftesi te kufizuar dhe stafe profesionale, per te mundesuar nje jete aktive dhe me te drejta te plota te PAK ne shoqeri.
Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)