Administrata

Hysnie Hashorva Shtylla , ka përfunduar studimet në fakultetin Mjekësi e Përgjithëshme në vitin 1973 .Eshtë specializuar  në degën e psikiatrisë pranë klinikës së psikiatrisë në Spitalin e Neuro-psikiatrisë Tiranë në vitin 1981.

Gjate periudhës 2006-2013 në rolin e ekspertes për aftësinë e kufizuar mendore , dhe  kryetare e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë  (KMCAP-it Tiranë  )

Gjatë periudhës 2009-2018 drejtuese e ekipit multidisiplinar në shërbimin gjysëm rezidencial për fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe pranë shoqatës” Ndihmoni Jetën “ me qendër në Prush Tiranë.

Gjatë vitit 2014-2015  në rolin e konsulentes dhe trajnueses për ngritjen e Shërbimit Komunitar të Qendrës “Horizont “,  bashkia Fier.

Aktualisht,  drejtuese teknike e ekipit multidisiplinar në  shërbimin ambulator për ndërhyrjen e herëshme për fëmijë me aftësi ndryshe,  pranë Shoqatës  “Ndihmoni Jetën”, në Tiranë

Përgjatë periudhës 2018 – 2020, është angazhuar si eksperte, pjesë e grupit të punës, në hartimin dokumentave të  rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të prindërve dhe personelit të angazhuar në edukimin e fëmijëve me AK siç janë:
“Manual trajnimi për Punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm, grupmosha 0-3 vjec”
“Manual trajnimi për Punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm, grupmosha 3-6 vjeç”

Në periudhën, 2019-2020, lektore e cikleve të trajnimit për prindërit e fëmijëve me AK, si dhe për punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm dhe specialistët e ofrimit të shërbimeve në qëndra rezidenciale dhe komunitare në  Durrës, Vlorë dhe Kukës.

Ekspertizë në projektin “Shërbime me Bazë komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, zbatuar nga “Save the Children” në partneritet me organizatën “Help the Life” dhe në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Durrës dhe Kukës, përgjatë periudhës 2016 – 2020
 

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)