Periudha e zbatimit: Korrik 2003 - Korrik 2006
Donator: ICCO-the Netherlands, Save the Children-programi per Shqiperine
Projekti kishte si qellim kapercimin e izolimit, permiresimin e statusit, forcimin e kapaciteteve te femijeve dhe adoleshenteve me AK me qellim final integrimin e tyre ne familje dhe shoqeri duke dhene keshtu nje model te sherbimit komunitar per Shqiperine. Implementimi i ketij projekti u realizua ne 3 njesi Administrative te qytetit te Tirane, Njesite Nr1,2&3.
Projekti perfshinte ofrimin e programeve si me poshte:
- Ofrimin e nje sherbimi te strukturuar te arsimit gjitheperfshires per 102 femije me nevoja speciale te grup moshes 2-7 vjeç duke mbeshtetur integrimit e ketij target grupi ne programin e 10 kopshteve te Njesive Administrative Nr.1,2&3 te Tiranes.
- Programi i sherbimit me baze komunitare per 124 femije dhe adoleshente me AK mendore dhe fizike te grup moshes 7-24 vjec, duke mundesuar integrimin e tyre ne jeten sociale. Pjese e ketij programi ishte dhe mbeshtetja psiko-sociale ofruar familjareve te ketij target grupi.
- Sherbim ne Qendren Ditore per Zhvillim dhe Integrim me nje akip miltidisiplinar per 22 femije dhe adoleshente te grup moshes 12 -24 vjec me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike te shkalle se moderuar dhe te lehte. Qellimi i ketij programi ishte te ofronte nje mbeshtetje psiko sociale per te bere te mundur integrimin e ketij target grupi ne jeten ne familje, komunitet dhe shoqeri.