Specialistë

Platforma online është një ndër përpjekjet e hershme në perspektivën e Shoqatës “Ndihmoni Jetën”, e cila gjithmonë ka tentuar të zgjeroj dhe shtrij gamën e shërbimeve gjerësisht në hartën gjeografike ku jetojnë personat me aftësi të kufizuar.

Nëpërmjet saj tashmë do të mundësohet ofrimi në distancë i trajtimit të PAK nëpërmjet shërbimeve terapeutike, të dizajnuara sipas nevojave që do të diktojë diagnoza dhe grupmosha rast pas rasti. Paralel me shërbimet direkte për personat me aftësi të kufizuara, do të ofrohen konsultime, këshillim, trajnime dhe ekspertizë për familjen dhe specialistët të cilët nga eksperienca vlerësohen si aktorë me impact të rëndësishëm në jetën dhe zhvillimin e persoanve me aftësi të kufizuara. Përcjellës të shërbimeve të mësipërme do të jetë stafi i ekspertëve dhe specialistëve të shoqatës të cilët vijnë nga një eksperiencë e gjatë dhe intensive në fushën e aftësisë së kufizuar.

Formati i aplikimit për shërbime (Specialistë)

Specifikoni llojin e shërbimit për të cilin jeni i interesuar:
Praktika konsiston në akses të drejtpërdrejtë në procesin terapeutik individual me qëllim përfitimin e aftësive dhe shkathtësive profesionale të nevojshme për një terapist, nën asistencën e specialistit

Manuali i trajnimeve për profesionistët që ofrojnë shërbime në qendra shërbimesh me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara

Manual trajnimi për specialistët në Institucionet e Edukimit të Hershëm, grupmosha 0-3 vjeç
Manual trajnimi për specialistët në Institucionet e Edukimit të Hershëm, grupmosha 3-6 vjeç
Trajnime në kuadër të ndërhyrjes së hershme, nëpërmjet ofrimit të shërbimit në familje, me asistencë të specialistit
Trajnim për specialistët që asistojnë të rinjtë në trajnimin për Aftësim për Jetën

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)