Administrata

Ardiana  eshte diplomuar ne Universitetin e Mjekesise ,Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike,ku ka perfunduar studimet Bachelor dhe master ne Degen e Logopedise .

Ne 2018 eshte antaresuar ne  "Urdhrin e Infermierit " si dhe eshte pajisur me lejen e ushtrimit te profesionit .

Pervoja e saj nis me rehabilitimin e crregullimeve te gjuhes dhe komunikimit,vonesa gjuhesore ,crregullime te gjuhes ekspresive dhe receptive,rrjedhshmerise ,artikulimit si edhe pjese e ekipit multidisiplinar ne rehabilitimin e crregullimeve te spektrit te autizmit.

Prej Nentor 2018  punon prane shoqates " Ndihmoni Jeten ",si pjese e nje ekipit multidisiplinar ne monotorimin e problematikave te pacienteve ,implementimin e programeve individuale qe kane ne fokus rehabilitimin dhe permiresimin funksional te aftesive te femijeve dhe te rinjeve me Crregullimeve te Spektrit Autik dhe me Aftesi te Kufizuar.

Prej Shtator 2016 -Gusht 2018  ka punuar me kohe te pjesshme  si asistente logopede me femijet e moshes 3-6 vjec.

Autore e artikujve logopedike si edhe specialiste e keshillave mbi crregullimet gjuhesore si dhe menyren me efikase te trajtmit te tyre ne revisten "Psikologjia dhe Shendeti".

Bahkeautore dhe koordinatore e studimit " Ne jemi ndryshe ,ne jemi njesoj " te zhvilluar ne Maqedonine e Veriut mbi njohjen dhe perhapjen e cregullimeve gjuhesore si dhe domosdoshmerine e trajtimit te hershem te tyre.

Ideatore dhe koordinatore e videos sensibilzuese "I am odd ,i am new ",video e realizuar ne kuader te dites boterore te aftesise se kufizuar.

Lektore e nje cikel trajnimesh mbi " Crregullimet e komunikimit te femijet "( Gostivar, Maqedoni e Veriut).

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)