Administrata

Loreta Boçi, ka ndjekur studimet Bachelor për Psikologji e më tej ka vijuar ciklin e dytë të  studimeve, në profilin MSc. Psikolog Klinik Zhvillimi dhe Mardhëniesh, në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranë Universitetit të Tiranës, përgjatë periudhës 2007-2012.

Aktualisht, drejtuese e programeve profesionale dhe shërbimeve për Fëmijët dhe të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara, në Shoqatën “Ndihmoni Jetën”, në Tiranë, njëherazi edhe drejtuese e ekipit mutidisiplinar të specialistëve përgjegjës për hartimin dhe implementimin e programeve psikoedukative për targetin.

Përgjatë periudhës 2018 – 2020, është angazhuar si eksperte, pjesë e grupit të punës, në hartimin e disa dokumentave me rëndësi për ngritjen e kapaciteteve të prindërve dhe personelit të angazhuar në edukimin e fëmijëve me AK sic janë:
“Manual trajnimi për Punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm, grupmosha 0-3 vjec”
“Manual trajnimi për Punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm, grupmosha 3-6 vjeç”
“Manual trajnimi për prindërit e fëmijëve me AK”

Në periudhën, 2019-2020, lektore e cikleve të trajnimit për prindërit e fëmijëve me AK, punonjësit e Institucioneve të Edukimit të Hershëm si dhe specialistët e ofrimit të shërbimeve në qëndra rezidenciale dhe komunitare në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kukës.

Ekspertizë në projektin “Shërbime me Bazë komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, zbatuar nga “Save the Children në partneritet me organizatën “Help the Life” dhe në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Durrës dhe Kukës, përgjatë periudhës 2016 – 2020

Prej 2019-ës, TOT/Trajnere e Programit HEART (Healing and Education Through The Arts), qasje e cila lehtëson vetëshprehjen tek fëmijët e prekur nga stresi akut ose kronik, në Save the Children

Menaxhere e projektit “Ndërhyrja e Hershme, mundësi zhvillimi për fëmijët me vështirësi në zhvillim, 0-8 vjeç” në vitin 2017

Përgjatë 2017-ës, është angazhuar si eksperte locale, pjesë e grupit të punës në hartimin e dokumentit “Udhërrëfyes për stafin që punon me fëmijët me aftësi të kufizuara në shërbimet rezidenciale dhe ato me bazë komunitare”.
 

Artikuj dhe Lajme

Zbatimi i projektit ''Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre”

15.04.2023

Shoqata Ndihmoni Jeten po zbaton projektin "Të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale mbrojnë të drejtat e tyre” mbeshtetur nga UNDP ne kuader të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2)