Shoqata Ndihmoni Jetën kërkon 1 Konsulentë Lokal për të kryer trajnimet me stafe që punon me fëmijët me aftësi të kufizuara në qendrat publike të kujdesit ditor, rezidecial dhe në qendrat me bazë komunitare, mbi “Konventa e te drejtave te personave me aftësi të kufizuar”. Këto trajnime zhvillohen ne zbatim të projektit “Së bashku për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara” në kuadër të skemës së granteve të mesme pjesë e projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri” i finanucar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).
Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit deri më 17 Mars, 2019.
Për më shumë informacion referojuni Termave të Referencës.